U zhvillua në Prishtinë Mbledhja e tretë e Përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e bashkëdrejtuar nga Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Të dy Kryeministrat shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet strategjike, të shkëlqyera dhe vëllazërore midis dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik, social dhe kulturor dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si projekt themelor përbashkues i hapësirës shqiptare në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.
Mbledhja e tretë e përbashkët e dy qeverive vjen pas një praktike tashmë të konsoliduar të mbledhjeve të mëparshme të mbajtura në Prizren dhe Tiranë. Në mbledhjen e sotme u evidentuan arritjet e deritanishme dhe u diskutua për gjetjen e mekanizmave të rinj për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit, duke synuar unifikimin e tregut midis dy vendeve, përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës, rritjen e import-eksportit, etj. Në këtë mbledhje u nënshkruan disa marrëveshje, memorandume në vijim të plotësimit të kuadrit ligjor dhe zhvillimit ekonomik dypalësh, rajonal dhe më gjerë.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama u shpreh se: “Që prej mbledhjes së kaluar në Tiranë është bërë një punë e lavdërueshme për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, plotësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor, përmirësimin e infrastrukturës lidhëse midis dy vendeve tona dhe janë marrë masa lehtësuese koordinuese dhe mbështetëse sektoriale. Komunikimi ynë është i përhershëm, gjithnjë e më i dendur dhe volumi i aktivitetit ka ardhur vetëm duke u shtuar. Kjo ka shtuar edhe aftësinë tonë për t'u dhënë zgjidhje sa më shpejt problemeve dhe situatave specifike”.
Kryeministrat vlerësuan arritjet e Kosovës, nënshkrimin e marrëveshjes së parë kontraktuale Kosovë-BE, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe hyrjen në fuqi të saj, më 1 prill 2016. Marrëveshja u vlerësua nga ana e tyre si një fazë e re në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe përbën një kontribut të rëndësishëm të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Kjo marrëveshje përbën një moment historik për Kosovën dhe do të kontribuojë në rrugën e reformave, tregtisë dhe investimeve në vend. Pranimi në UEFA dhe FIFA si dhe rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave tregojnë edhe njëherë qartë për rrugën evropiane të Kosovës si proces natyral drejt integrimit euroatlantik të saj.
Duke u ndalur në bashkëpunimin në fushën e Politikës së Jashtme, Ministri Bushati u shpreh se: “Dëshiroj të theksoj se marrëdhëniet tona dypalëshe përfshirë në këtë kuadër ndërqeveritar, por edhe ndërveprimi ynë në kuadër të bashkëpunimit evropian janë forcuar, janë zhvilluar më tej. Jemi angazhuar për t’i bërë marrëdhëniet tona model për rajonin dhe jemi pikërisht në këtë rrugë. Konsullata e përbashkët në Mynih do të shtojë së shpejti hartën e përfaqësimit tonë të përbashkët konsullor”.
Ministria e Punëve të Jashtme, në zbatim te Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Për Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm tëRSH-së”, njofton shpalljen e vendit vakant për pozicionin:
Operatorë të emetimit të dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë në Zyrën e Aplikimit të atashuar pranë Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Milano.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
1. Të jetë shtetas shqiptar me leje qëndrimi të rregullt në Itali;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
7. Të zotërojë një diplomë NIVELI minimal Bachelor;
8. Të ketë përvojë pune të paktën 1 vit;
9. Njohuri shumë të mira të programeve bazë të kompjuterit
Të interesuarit duhet të paraqesin brenda datës 30.06.2016 dokumentet që vijojnë:
1. Jetëshkrimi;
2. Fotokopje e librezës së punës;
3. Fotokopje e letërnjoftimit (ID);
4. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore;
5. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
6. Certifikatë penaliteti;
7. Diploma dhe çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët që plotësojnë kushtet për tu përzgjedhur do të vlerësohen në lidhje me:
Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë.
Jo të gjithë kandidatët që do të aplikojnë do të ftohen të marrin pjesë në intervistë. Në intervistë do të ftohen të marrin pjesë ata kandidatë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë njoftim.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në adresën: Blv. Gjergj Fishta, Nr.6 Tiranë, Kodi Postar 1001 brenda datës 30 Qershor 2016.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.
Palët rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe vullnetin e përbashkët për t’i intensifikuar edhe më tepër ato në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Dy Ministrat u ndalën në rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi, zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë si dhe rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Steinmeier vlerësoi se Shqipëria është një partner i rëndësishëm për Gjermaninë, me një rol të posaçëm në rajon. Në këtë kontekst, dy ministrat evidentuan impaktin pozitiv të Procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të përfocuar në rajon.
Ministri Bushati e njohu kolegun gjerman me zhvillimet më të fundit në vend, me vendosmërinë e qeverisë shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi, si një reformë e një rëndësie parësore për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe me impakt të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. “Reforma në drejtësi është shansi ynë për të kaluar pikën e moskthimit. Projekti që është në tavolinë synon pikërisht ndarjen përfundimtare me epokën e tranzicionit. Reforma në drejtësi nuk bëhet as për konfortin e partive, as për sigurinë e njërit ose tjetrit. Ajo synon ta sjellë sistemin e drejtësisë në lartësinë e kërkesave të qytetarëve shqiptarë, si gur themeli i të gjitha përpjekjeve tona për Shqipërinë Evropiane”, u shpreh Ministri Bushati.
Ministri Steinmeier shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e reformave që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare në funksion të rrugëtimit evropian të vendit. Gjithashtu ai evidentoi nevojën për miratimin në Kuvend të reformës ne drejtësi, duke u shprehur se: “pa reformën në drejtësi, nuk mund të përshpejtohet procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Ministri Bushati u ndal mbi cilësinë e kësaj reforme, me “një impakt të fuqishëm në përforcim të sundimit të ligjit në ekonomi, në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar, dhe në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit”. “Shqipëria i ka të qarta detyrat e saj, në mënyrë që të sigurojë mbeshtetjen e nevojshme për të kryer hapin e rradhës, atë të një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.”, theksoi Bushati.
Ministri Steinmeier u ndal në mundësinë që ka Shqipëria që nëpërmjet kësaj reforme të mund të bëhet në rajon pararendëse e ristrukturimit të sektorit të drejtësisë në kuptimin e shtetit të së drejtës.
Duke nënvizuar shpresën që reforma në drejtësi të miratohet, pa krijuar pengesa që do të kishin pasoja për rrugëtimin evropian të vendit, Ministri Steinmeier u shpreh se: “për reformat nuk merr vetem falenderime, sepse shpesh herë ka kritika të ashpra dhe ndoshta kostoja mund të reflektohet edhe në zgjedhje. Kam mësuar se në opozitë nuk mund të fitohet gjithmonë duke refuzuar. Ka situata në të cilat një Qeveri do të duhet të marrë risqet përkatëse për ta çuar vendin përpara, por e njëjta gjë vlen edhe për opozitën. Nuk duhet menduar për avantazhet afatshkurtra, por për ato afatgjata, në të mirën e vendit”.
Dy Ministrat vlerësuan rëndësinë e forcimit te mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh, bashkëpunimit rajonal, si dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë.
Në kuadër të kësaj vizite, në ambientet e Ministrisë se Punëve te Jashtme u ekspozuan materiale arkivore mbi marrëdhëniet diplomatike dypalëshe.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë në Hungari, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto.
Dy Ministrat rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë e Hungarisë dhe shprehën vullnetin për t’i intensifikuar ato më tej, duke u fokusuar në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare, me qëllim thithjen e investimeve hungareze në tregun shqiptar. Palët vlerësuan trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve gjatë viteve të fundit dhe shprehen angazhimin për të punuar më tej në shfrytëzimin e potencialit të lartë ekzistues. Referuar bashkëpunimit dhe intensifikimit të këtyre shkëmbimeve, Ministrat vlerësuan rivendosjen e linjës ajrore direkte Tiranë-Budapest e cila do të ndodhë brenda këtij viti, duke shprehur bindjen mbi ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në nxitjen e bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat.
Ministri Bushati e njohu kolegun hungarez me kursin e reformave për 5 prioritetet kyçe të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, përfshirë reformën në drejtësi, si një reformë me rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve shqiptarë, sundimin e së drejtës në ekonomi, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe radikalizmit.
Ministri Szijjarto shprehu mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandryshueshme të Hungarisë për procesin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në rrugëtimin evropian të vendit, duke ofruar në të njëjtën kohë ekspertizën hungareze në këtë proces. Ai theksoi se "Hungaria mbështet hapjen e menjëhershme dhe pa vonesa të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, pasi procesi i integrimit evropian është thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor".
Referuar zhvillimeve më të fundit në rajon, Ministrat u ndalën tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal, i cili ka marrë në shtysë të re në kuadër të Procesit të Berlinit. Ministri Bushati vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vendeve të Grupit të Vishegradit, përfshirë Hungarinë, në krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë sipas modelit të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, duke nënvizuar rëndësinë e fillimit sa më parë të aktivitetit të tij, si dëshmi konkrete e bashkëpunimit rajonal.
Ministri i Jashtëm hungarez Szijjártó u ndal tek roli i Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s në rajon, duke siguruar homologun shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati mbajti edhe një fjalë në Institutin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, me temë: "Integrimi evropian i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal" . Ministri iu përgjigj interesit të të pranishmëve mbi çështje që lidhen me zhvillimet më të fundit në rajon, rolin e politikës së jashtme shqiptare dhe ecurinë e proceseve integruese të rajonit.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në MPJ ekipin e Kombëtares shqiptare të Futbollit, e cila mori pjesë në kampionatin Evropian, Euro 2016. Ministri vlerësoi pjesëmarrjen historike të ekipit tonë kombëtar në një kompeticion të tillë, përfaqësimin me dinjitet të vendit, sjelljen shembullore të tifozerisë shqiptare dhe emocionet e bukura të përcjella përmes tij.
Gjatë fjalës së tij ministri Bushati deklaroi se kjo kombëtare ka shkruar historinë e futbollit shqiptar në atë botëror: “Shkruat historinë e një Shqipërie me frymë evropiane, arritët ta ngrinit Shqipërinë në një nga piedestalet më të larta të futbollit botëror. Ky është mesazhi më i mirë për të treguar se ne kemi për të përparuar si komb jo vetëm në futboll. Ne jemi me mendje dhe zemër më ju drejt Europës. Përfaqësimi i denjë i të gjithë shqiptarëve duke u shndërruar në përfaqësimin e gjithë kombit. Ju keni dëshmuar se jeni ambasadorët tanë në botë”.
Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana falënderoi Ministrin Bushati për mikpritjen, për fjalët e zgjedhura dhe për ngrohtësinë e demonstruar nga të gjithë shqiptarët në fushën e lojës dhe në kthim. “Si shumë lojtarë të tjerë, jemi rritur jashtë, në Francë, Gjermani, Angli dhe të gjithë kemi marrë mesazhe urimi, por, mbi të gjitha, ajo që na ka bërë krenarë më së shumti, përveç lojës, ka qenë pritja e ngrohtë që të gjithë na kanë rezervuar” – theksoi Cana.
Në vijim të vendimit të marrë nga qeveria shqiptare, anëtarët e ekipit kombëtar të futbollit u pajisën me pasaporta diplomatike në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi.
Më 4 korrik 2016, Ministri i Punëve të Jashtme mori pjesë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, si etapa e radhës e Procesit të Berlinit, në vazhdën e samiteve të organizuara në Berlin (2014) dhe Vjenë (2015).
Samiti u drejtua nga Presidenti francez François Hollande dhe morën pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Përfaqësuesja e Lartë e BEsë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, Kryeministrat, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Ministrat e Ekonomisë të vendeve të BE-së dhe rajonit të angazhuara në Procesin e Berlinit.
Samiti shprehu mbështetjen e BE-së për vijimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor pavarësisht nga konteksti i krijuar si pasojë e referendumit britanik. Gjithashtu, palet konfirmuan angazhimin e përbashkët për të afruar më tej vendet e rajonit me Bashkimin Evropian, nëpërmjet projekteve konkrete në transport dhe energji, si dhe duke krijuar mundësi reale për të rinjtë e rajonit.
Në fjalën e tij në sesionin e Ministrave të Punëve të Jashtme, Ministri Bushati theksoi se “konsensusi aktual për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të konsolidohet përmes historive të suksesit dhe rezultateve të prekshme”.
Gjatë punimeve të Samitit u miratuan tre projekte të reja të ndërlidhjes infrastrukturore, ndër të cilët projekti i paraqitur nga Shqipëria për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit për në Rinas, me një vlerë investimi 82 milionë Euro, nga të cilat granti i Bashkimit Evropian do të jetë 35 milionë Euro.
Një tjetër rezultat i angazhimit të Shqipërisë në Procesin e Berlinit ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, që do të ngrihet në Tiranë, për të financuar projekte që rrisin mobilitetin e të rinjve në rajon, mundësitë për kualifikime profesionale dhe shkëmbimet kulturore. Funksionimi i kësaj zyre do të mundësohet nga financimet e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian.
Gjatë dy viteve të fundit, agjenda e Procesit të Berlinit ka vijuar të zgjerohet me sukses. Pakti i ndërlidhjes, i cili nisi me fushat e energjisë dhe infrastrukturës, tani po shtrihet edhe tek lehtësimi i tregtisë dhe projektet për punësimin e të rinjve. “Ky Proces ka formuar një ndërgjegje të vërtetë në rajon, që në fakt, dëshmon se vetë vendet e rajonit janë faktorët kryesorë të suksesit të tyre: kjo bindje qëndron në thelb të ngritjes së Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor dhe angazhimit tonë për veprim kolektiv në fushat e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ministri Bushati.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në punimet e Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillon punimet në Varshavë, ne 8-9 korrik 2016.
Delegacioni ynë në këtë Samit, në cilësinë e vendit aleat, u kryesua nga Kryeministri Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Bushati dhe të Mbrojtjes Kodheli.
Në rrafshin politik, ky Samit është i një rëndësie të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, nga Lindja dhe Jugu.
Në këndvështrimin strategjik, Samiti i Varshavës u fokusua në trajtimin me përparësi të forcimit të mbrojtjes kolektive dhe shkurajimit, si dhe projektimin e stabilitetit në hapësirën euro-atlantike dhe rreth saj.
Në takimin e parë të tyre, Kryetarët e Shteteve dhe qeverive të vendeve aleate trajtuan temën e shkurajimit dhe mbrojtjes së NATO-s kundër kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë me të cilat përballet aleanca. Në këtë takim, fokusi i diskutimeve u vu mbi vënien në jetë të vendimeve të Samitit të mëparshëm të Aleancën në Uells, i cili ndërmori planet për përforcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s që prej Luftës së Ftohtë. Duke njohur nevojën për më shumë shkurajim dhe parandalim në Lindje, vendet anëtare të NATO-s ranë dakord për të zgjeruar më tej praninë ushtarake të aleancës në pjesën lindore të saj, nëpërmjet vendosjes së katër batalioneve shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Ky vendim përbën një kontribut të qenësishëm per mbrojtjen dhe sigurinë kolektive të vendeve të Aleances si dhe njëherësh një sinjal të qartë vendosmërie në kuadër të angazhimit për mbrojtje kolektive.
Në fjalën e tij në Samit, Kryeministri Rama u shpreh se: ‘Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s, sikundër ajo qëndron fort krah aleancës në përmbushjen e misionit te saj’.
Në darkën e tyre të punës, Kryetarët e Shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s, trajtuan tematikën e projektimit të stabilitetit kryesisht në Lindje si dhe u ndalën në mënyrë specifike mbi bashkpunimin e NATO-Rusi.
Në vijimësi, vendet aleate trajtuan edhe bashkëpunimin e Aleancës me vendet partnere në Evropë, në rajonet e Balltikut dhe Detit të Zi, si dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në funksion të përballimit të sfidave të sigurisë.
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate zhvilluan një takim me Gjeorgjinë, në suazën e Këshillit NATO-Gjeorgji. Në këtë takim, Ministrat e Punëve të Jashtme aleatë vunë në fokus të diskutimeve të tyre adresimin e çështjeve të sigurisë rajonale, si dhe trajtuan kuadrin e përgjithshëm të marrëdhënieve NATO-Gjeorgji, përfshirë zbatimin e qenësishëm në paketës së NATO-s për Gjeorgjinë duke theksuar se kjo paketë syon të forcojë më tej aftesitë mbrojtëse të këtij vendi të rëndësishëm partner të NATO-s. Ministri Bushati theksoi se: ‘Shqipëria mbështet integritetin, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Gjeorgjisë, reformat e ndërmarra nga Qeveria gjerogjiane në funksion të integrimit euro-atlantik të vendit’.
Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë është platforma më e lartë e diskutimit për politikën e jashtme, ku përfaqësuesit tanë në botë takohen dhe ndajnë pikëpamje me autoritetet më të larta te vendit, të cilët ndikojnë në hartimin dhe orientimin e politikës sonë të jashtme.
Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar rreth 350 pjesëmarrës, ndër të cilët ministra, parlamentarë, vendimmarrës evropianë edhe studiues shqiptarë e të huaj nga BE-ja, SHBA-ja, Rusia, Turqia, rajoni etj.
Konferenca synon të zhvillojë debatin mes diplomatëve, studiuesve, opinion-bërësve dhe vendimmarrësve mbi zhvillimet më të fundit në arenën globale, evropiane e rajonale, në funksion të zhvillimeve të brendshme dhe përmirësimit të aktivitetit diplomatik në tërësi.
Disa nga çështjet më të rëndësishme që do të trajtohen në këtë konferencë janë Brexit-i, zgjerimi i BE-së, marrëdhëniet trans-atlantike, zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Procesi i Berlinit, NATO dhe siguria kombëtare, kriza e refugjatëve, siguria energjetike, diplomacia ekonomike, menaxhimi i krizave, digjitalizimi i shërbimeve konsullore, diaspora, formimi i diplomatëve dhe transparenca.
Konferenca gjithashtu vlerëson zbatimin e politikës së jashtme në aspektin politik e teknik, si dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve shqiptarë kudo në botë.
Ajo shërben edhe si një moment për ndarje eksperience, nxjerrje në pah të praktikave të mira, analizim të vështirësive dhe mangësive, si një pasqyrë për të ndërtuar një platformë pune më koherente dhe të koordinuar.
Konferenca e këtij viti synon: • Të promovojë platformën e politikës së jashtme të nivelit të lartë “Tirana Initiative”, e ndërmarrë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në vijim të Samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor. “Tirana Initiative” përbën një instrument koordinimi të përpjekjeve dhe hapave konkretë rajonalë në kuadër të Procesit të Berlinit. • Të njohë përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë me dinamikat me të cilat përballet aktualisht politika e jashtme, si dhe orientimet për akset kyçe të zbatimit të saj. • Nëpërmjet gamës së gjerë të eskpertëve të politikës së jashtme, të mundësojë një analizë profesionale të aktualitetit ndërkombëtar dhe tendencave për të ardhmen, si dhe të analizojë në mënyrë sa më konkrete implikimet e mundshme për Shqipërinë. • Të bëjë një analizë reale të metodave të punës, praktikave më të mira të ndërveprimit, shfrytëzimit të mundësive dhe mekanizmave nga shërbimi i jashtëm, me synim përmirësimin e performancës. • Të prezantojë publikisht momentet kryesore të politikës së jashtme në harkun dy-vjeçar, duke nxjerrë në pah punën e bërë për mbrojtjen dhe nxitjen e interesave tona kombëtare.
Në mënyrë të veçantë, Konferenca e Ambasadorëve synon të përcjellë mesazhin që aktiviteti diplomatik nuk është i padeshifrueshëm, por pjesë e njëmendtë e gjithë aktivitetit shtetëror; pra, një imazh të qartë publik të mënyrës sesi aktiviteti diplomatik lidhet drejtpërdrejtë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe qytetarëve.
Në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme çeli punimet Konferenca e Ambasadorëve, një aktivitet tre ditor, i cili mbledh në Tiranë titullarët e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë.
Kjo Konferencë shërben si një platformë për shkëmbimin e informacioneve dhe ideve, si dhe ngre për diskutim disa prej çështjeve më të fundit që lidhen me politiken e jashtme të vendit tonë, rajonin dhe arenën ndërkombëtare.
Në këtë Konferencë, janë ftuar si panelistë për të ndërvepruar me diplomatët, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues te shoqërisë civile, analistë dhe përfaqësues të botës akademike, nga hapësira shqiptare ashtu edhe ajo ndërkombëtare, me qëllim diversifikimin e opinioneve dhe ideve mbi zhvillimet aktuale të marrëdhënieve ndërkombëtare.
I ftuari i nderit në çeljen e punimeve të kësaj konference, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Paolo Gentiloni, në fjalën e tij drejtuar trupit diplomatik, u ndal në zhvillimet më të fundit në kontinent, rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve si dhe fokusin e veçantë që i kushton Italia zhvillimeve në rajon. Duke u ndalur në rëndësinë e reformës në drejtësi Ministri Gentiloni theksoi se miratimi i kësaj reforme shihet me interes të veçantë nga vendet evropiane dhe Italia, si dhe evidentoi rëndësinë që ajo të miratohet me marrëveshje mes palëve politike në vend.
Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së konferencës, Ministri Bushati u ndal në aktivitetin e MPJ-së gjatë viteve të fundit, si dhe zhvillimet, parimet themelore dhe objektivat e politikës së jashtme të vendit.
Në vijim Ministri Bushati u ndal në punën e kryer në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së shërbimit të jashtëm, teknologjisë, burimeve njerëzore. Duke u ndalur me gjerësisht në gamën e shërbimeve që MPJ ofron për qytetaret ku “investimi në teknologjinë e lartë, më konkretisht digjitalizimi i shërbimeve konsullore dhe krijimi i aplikacioneve mbështetëse siç është dhe Aplikacioni konsullor që do të lançojmë në vjeshtën e këtij viti do të përbëjnë përgjigjen me te mire ndaj abuzimeve dhe apatisë” theksoi Ministri Bushati.
Përmirësimi i kuadrit ligjor ne shërbimin e jashtëm ishte një tjetër pike ne te cilën u ndal Ministri Bushati ne fjalën e tij duke theksuar se: “paketa e re ligjore ka nisur të adresojë pikërisht ato sfida me të cilat përballen punonjësit e shërbimit të jashtëm:
- për t’i dhënë fund sistemit të piramidës së përmbysur të gradave diplomatike;
- për të rikthyer në qendër të politikës së burimeve njerëzore profesionalizmin;
- për të vendosur meritokracinë në themel të shërbimit nëpërmjet një konkursi pranimi dhe testeve të promovimit në gradat e larta;
- për ta hapur pozicionin e Ambasadorit për njerëz të talentuar duke u ndarë përgjithmonë nga praktika e kuotave partiake”.
Gjatë kësaj konference u lancua dhe Inicativa e Tiranës si një instrument që do të ndihmojë në monitorimin e Procesit të Berlinit në funksion të integrimit evropian të vendit. “Tirana Initiative” – Iniciativa e Tiranës, që po shpallim sot në vazhdën e tre samiteve Berlin – Vjenë – Paris dhe në përgatitje të Samitit të radhës në Romë vitin e ardhshëm. Kjo iniciativë do të shërbejë si platformë:
- për të monitoruar vijimësinë e Procesit të Berlinit, si përshpejtues të procesit të integrimit,
- për ta pasuruar axhendën e bashkëpunimit rajonal duke përfshirë sigurinë dhe çështjet e sundimit të së drejtës,
- për të lehtësuar bashkërendimin me shoqërinë civile, komunitetin e biznesit dhe bashkësinë akademike,
- për të mundësuar që ndërvarësia aktuale e Europës Adriatike me BE-në të shndërrohet në një proces ku përfundohet me sukses demokratizimi dhe ku BE-ja mund të kapitalizojë investimin e saj afatgjatë në rajon” theksoi Ministri Bushati.
Në përfundim të punimeve të ditës së parë të konferencës, Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro prezantoi një ekspozite të fotografit Roland Tasho e cila kishte në fokus dokumentimin e imazhit të shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në këtë ekspozitë Tasho paraqitet me 25 foto të shqiptareve që jetojnë jashtë dhe me 6 foto të personaliteteve të huaj të veshur me kostume popullore shqiptare.
Konferenca do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme me sesione të veçanta kushtuar perspektives së integrimit të Ballkanit Perëndimor, sfidave të sigurisë në kontinent, roli i aktorëve të tretë në Evropën Juglindore.
Gjatë ditës së dytë të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë morën pjesë në tre panele tematike, të cilat kishin si synim diskutimin e temave më të rëndësishme të politikës së jashtme shqiptare.
Në panelin e parë kushtuar perspektivēs sē integrimit të Ballkanit Perëndimor, folës kryesorë ishin Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, Ana Palacio, Anëtare e Këshillit të Shtetit të Spanjës, Arta Dade, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian dhe Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian si dhe Goran Svilanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Panelistët u ndalën në dinamikat e brendshme në BE dhe tek përparimi i procesit të integrimit në BE, si objektiv themelor qytetarëve shqiptarë.
Paneli i dytë me temë “Plotësimi i mangësive në arkitekturën tonë të sigurisë” kishte si folës kryesorë Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes, Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Ernst Reichel, i Dërguari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet anëtare të EFTA-s dhe Sandër Lleshi, Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Sigurisë. Ata u ndalën në sfidat me të cilat përballet sot Shqipëria dhe rajoni, në kontekstin e një mjedisi ndërkombëtar kompleks, multipolar dhe të ndërvarur dhe mundësitë e vendit në raport me rritjen e sigurisë, në kuadër të strukturave trans-atlantike. Ministri Hoxhaj u ndal në zhvillimet më të fundit në rajon, dhe në rëndësinë që ka thellimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në kuadër të Partneritetit Strategjik midis të dy vendeve. Siguria energjetike dhe rolin e saj gjithnjë e më ndikues në arkitekturën e sigurisë në kontinent, ishin në fokus të këtij paneli.
Paneli i tretë i Konferencës me temë “Rishfaqja e aktorëve të tretë në Evropën Juglindore’ kishte si folës kryesorë Selim Belortaja, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme, François Heisbourg, Kryetar i Këshillit të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, Andrey Kortunov, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Rus të Çështjeve Ndërkombëtare, John Rendon, CEO, Rendon Group dhe Sinan Ülgen, Kryetar Ekzekutiv, Qendra për Studime Ekonomike dhe të Politikës së Jashtme (EDAM). Bashkëbiseduesit u ndalën në gjithëpërfshirjen gjithnjë në rritje të bashkëpunimit rajonal dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe interesin gjithnjë në rritje të aktorëve tradicionalë dhe jo-tradicionalë nga jashtë rajonit.
Gjatë punimeve të ditës së dytë të Konferencës, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë u pritën në një takim të veçantë nga Kryeministri Edi Rama, dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Në fjalën e tij me Ambasadoret Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë gjatë 24 muajve të fundit nga diplomacia shqiptare, si dhe zhvillimet, parimet themelore dhe objektivat e politikës së jashtme të vendit, raportet me fqinjët, kontributin që mund të japë diplomacia në funksion të zhvillimit të vendit.
Gjatë ditës së fundit të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë morën pjesë në dy panele tematike, të cilat kishin si synim diskutimin e temave të zhvillimit dhe promovimit të vendit.
Në panelin e parë me temë “Zhvillimi si prioritet në rajonin tonë: Rritja ekonomike, qeverisja dhe të drejtat e njeriut”, folës kryesorë ishin Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Cihan Sultanoğlu, Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Drejtore e PNUD-it për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, Odeta Barbullushi, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Penalistët diskutuan mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Një temë e rëndësishme e trajtuar gjatë panelit ishin dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara që synojnë të luftojnë pabarazinë dhe promovojnë mirëqenien e qytetarëve. Në panel nënvizua se në përputhje me strategjinë kombëtare të zhvillimit, Shqipëria është e angazhuar të respektojë të drejtat e njeriut, fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ofrimin e një perspektive reale për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.
Na panelin e dytë me temë “Përtej diplomacisë klasike”, folës kryesorë ishin Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, Adrian Paci, Artist shqiptar i artit bashkëkohor botëror. Në fokus të panelit ishte angazhimi për promovimin e një imazhi të favorshëm të vendit, roli i diplomacisë kulturore, si një mjet i domosdoshëm për të siguruar një promovim në nivel ndërkombëtar të jetës kulturore përmes mjeteve të diplomacisë tradicionale, si edhe gjithnjë e më shumë asaj publike dhe digjitale.
Gjatë diskutimeve që vijuan në pjesën e fundit të konferencës u trajtuan shërbimet konsullore dhe reforma e ndërmarrë në këtë fushë që synon ripozicionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme si një institucion që ofron shërbime transparente dhe me kosto të ulët për shtetasit shqiptarë kudo ne botë. Panelistët evidentuan përmirësimet e fundit të kuadrit ligjor, thjeshtëzimin e praktikave dhe modernizimin e infrastrukturës në impaktin që kanë dhënë në rritjen, shpejtësisë dhe cilësisë se shërbimeve konsullore.
Krerët e përfaqësive të RSH-së në botë, në mbyllje të punimeve të Konferencës, zhvilluan një takim me komunitetin e biznesit me temë “Promovimi i ‘Made in Albania’ në botë”, me pjesëmarrjen e Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. Në fokus të diskutimit ishte rëndësia e thellimit të eksporteve të prodhimeve shqiptare si dhe potenciali që ofron Shqipëria për investitorët e huaj dhe avantazhet krahasuese në raport me vendet e tjera të rajonit.
Në kuadër të shërbimeve konsullore, lehtësimit të tyre, si dhe diplomacisë dixhitale, Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të mundur projektimin dhe lëshimin e një aplikacioni mbi shërbimet konsullore të titulluar : "E-Konsullata".
Aplikacioni është krijuar me qëllim pajisjen e qytetarëve, me sa më shumë informacion dhe mbështetje në shërbimet konsullore që Ministria e Punëve të Jashtme ofron. Ky aplikacion mund te shkarkohet falas nga çdo smartphone, si në App Store ashtu edhe në Google Play.
Në rast paqartësish, mos hezitoni të kontaktoni Përfaqësinë e RSH-së,në Milano.
Konsullata Shqiptare në Milano organizoi një takim me perfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare në kuadrin e promovimit të aplikacionit E-Konsullata. Në takim u diskutua gjerësisht për Samitin e Diasporës që do të organizohet në Tiranë në datat 18 - 20 Nëntor 2016 dhe si komuniteti shqiptar në veri të Italisë të marrë pjesë në mënyrë sa më massive në këtë event.
Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016-2017 shoqatat studentore U.S.A.B, TUTTI INSIEME dhe forumi F.A.R.E, në bashkëpunim me Konsullatën Shqiptare në Milano, organizuan në Bologna, në datën 13.10.2016, një takim mirseardhjeje për të gjithë studentët e rinj shqiptarë. Në takim u promovua dhe u diskututua gjerësisht për aplikacionin E-Konsullata si edhe u dhanë sqarime të mëtejshme për Samitin e Diasporës, Tiranë 18-20 Nëntor 2016.
Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.
NJOFTOHENTEGJITHEQYTETARETSHQIPTARE SE DUKE FILLUARNGAMUAJIJANAR 2016 KONSULLATA E RSH NE MILANO KA FILLUARLESHIMIN E ÇERTIFIKATAVETEGJENDJESCIVILE PER PERDORIMJASHTESHTETIT. INFORMACIONIN E DETAJUAR PER KETEQELLIM E GJENI NE RUBRIKENÇERTIFIKATA __________________________________________
NGA DATA 15 JANAR 2016, PER APLIKIME PER PASAPORTEDUHETMARRE ME PARE TAKIMNEPERMJETEMAILITTEKONSULLATES:
DUKE FILLUARNGA DATA 1 KORRIK 2014 KONSULLATA DO TENDODHETNEVIA G.B. PIRELLI 30, AFERSTACIONITQENDROR (MILANO CENTRALE)
VLERA E DOKUMENTAVEBIOMETRIKE DO TEJETE SI ME POSHTE: LETERNJOFTIMI: 12 EURO PASAPORTABIOMETRIKE: 130 EURO
TEGJITHEQYTETARETSHQIPTARETEPAJISUR ME PASAPORTEBIOMETRIKE, TECILETFUTEN NE ITALI DUKE KALUARNGANJESHTETTJETER I BASHKIMITEUROPIAN , DUHETTEDEKLAROJNEPRANINE E TYRE NE TERRITOR BRENDA 8 DITEVE, DUKE U PARAQITUR NE ZYREN E POLICISE ME TEAFERT.
NE RASTET NE TECILAT , NUKESHTEBEREDEKLARATA E PREZENCES, DHENUKESHTE E MUNDURTEVERIFIKOHET DATA E HYRJES NE ITALI, QYTETARIRREZIKONLARGIMINNGATERRITORIDHEMARRJEN E EKSPULSIONIT.
Njoftojmë qytetarët se Konsullata qëndron e mbyllur të martën 1 Nëntor 2016. Kjo datë është festë zyrtare në Itali. Shërbimi konsullor rifillon me orarin e zakonshëm të mërkurën 2 Nëntor 2016.
Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, mori pjesë në një takim me ftesë të Drejtorit të Dipartimentit të Neonatologjisë pranë Spitalit Fatebenefrattelli – Sacco në Milano, Prof. Dr. Luca Bernardo dhe Drejtorit të përgjithshëm të ketij spitali Z. Alessandro Visconti. Në këtë takim u prezantua reparti i ri i ketij spitali “Casa Pediatrica” . Ky repart, i rinovuar së fundmi, është pajisur me shërbimet e teknologjisë më të avancuar dhe me të gjitha komoditetet për pacientët pediatrikë dhe familjarët e tyre, për ti bërë pacientët e vegjël të ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe jo si në spital.
Gjithashtu, në këtë takim ku ishin pjesmarrës Përfaqësues të ndryshëm Diplomatikë të akredituar në Italinë e veriut, u fol për mundësinë e bashkëpunimit midis këtyre të fundit dhe kësaj strukture spitalore, përfaqësuesuesit e të cilës do të bëjnë të mundur lehtësimin e procedurave për qytetarët tane prezent në territorin italian për motive studimi, pune ose turizmi.
Më pas u bë e mundur dhe vizita në ambjentet e “Casa Pediatrica” ku u pa nga afër puna e madhe e këtyre mjekëve dhe u fol më konkretisht për mundësitë e ofruara nga ky spital.
Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.
Njoftojmë qytetarët se Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano do të qëndrojë e mbyllur në datat 28 - 29 Nëntor dhe 8 Dhjetor 2016. Në ditët e tjera shërbimi konsullor do të kryhet rregullisht.
Nga data 18-20 Nëntor 2016, nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në bashkëpunim edhe me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm të jetës politike, institucionale dhe shoqërore nga Kosova, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, u zhvillua në Tiranë Samiti i Parë i Diasporës Shqiptare, nën moton “TË PANDARË PËR SHQIPËRINË”. Samiti mblodhi për herë të parë, pa dallime politike, gjeografike, prejardhje, gjenerate, rreth 1000 përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare, personalitete të shquar, por edhe anëtarë të thjeshtë, bashkëkombas nga 40 vende, prej të gjithë kontinenteve, me synimin për të krijuar një urë bashkëpunimi, komunikimi e ndërveprimi, në të mirë të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve mes Diasporës dhe Atdheut, si edhe mes komuniteteve të veçantë, në vende e kontinente të ndryshëm.
Samiti vlerësoi lart kontributin e paçmueshëm që Diaspora shqiptare ka dhënë ndër vite, si për mbrojtjen e të drejtave individuale e shoqërore, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit, mbrojtjen dhe avancimin e interesave mbarëkombëtarë, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror në Atdhe. Në mënyrë të veçantë, Samiti evidentoi rolin kyç që komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë e gjetkë, ka dhënë për çështjen kombëtare në tërësi, si dhe për krijimin e shtetit të Kosovës, në veçanti.
Në pajtim me realitetet e reja në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha hapësirat e tjera ku jetojnë shqiptarë, me dëshirën për të filluar një marrëdhënie të re dhe ndërvepruese, për të ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm, përmes zhvillimit të një dialogu të vazhdueshëm e të strukturuar dhe një bashkëpunimi efikas të Atdheut me Diasporën;
Me bindjen se gjuha, kultura dhe identiteti janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit individual e shoqëror dhe, duke vlerësuar nevojën për të ruajtur, kultivuar dhe zhvilluar trashëgiminë e përbashkët, si mënyra më e mirë për të përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat e komunitetit dhe interesat kombëtarë, Samiti vlerësoi lart iniciativën e qeverisë shqiptare për një përqasje të re në marrëdhëniet me Diasporën dhe konkludoi në nevojën që Qeveria dhe Diaspora, të angazhohen, të bëjnë përpjekje të përbashkëta, në këto drejtime:
I. Zhvillimi institucional
Qeveria angazhohet të zhvillojë dhe fuqizojë, përmes masash konkrete, kapacitetet institucionale brenda vendit, për të përfshirë më shumë dhe konkretisht Diasporën në zhvillimet ekonomiko-shoqërorë në Atdhe.
Për të realizuar këtë, Qeveria dhe Diaspora angazhohen të krijojnë Këshillin e Diasporës Shqiptare. Këshilli do të jetë një strukturë qendrore bashkëpërfaqësuese, i cili do të udhëheqë bashkëpunimin në të gjitha aspektet me Diasporën, veprimtarinë për vënien në jetë të angazhimeve të marra në këtë Samit, si dhe organizimin e aktiviteteve madhore në të ardhmen. Modalitetet e krijimit dhe funksionimit të Këshillit, do të përcaktohen bashkarisht.
Qeveria angazhohet të ndërmarrë nismat ligjore dhe mbi atë bazë, të krijojë kushtet për të siguruar sa më parë të drejtën e votës së qytetarëve shqiptarë në Diasporë.
II. Diaspora dhe kapitali njerëzor
Qeveria angazhohet të bëjë regjistrimin e shqiptarëve në Diasporë, proces i cili do të ndihmojë në krijimin e Atlasit të Diasporës Shqiptare në botë.
Qeveria angazhohet që, në bashkëpunim të ngushtë me Diasporën, të krijojë dhe mbajë të përditësuar Bazën e të Dhënave të Aftësivë të komuniteteve shqiptarë në botë, për nxitjen e shkëmbimeve profesionale, akademike, arsimore, si edhe rrjetëzimin e Diasporës.
Qeveria do të konsiderojë, në mënyrë aktive dhe në përputhje me legjislacionin përkatës, përfshirjen e talenteve më të mirë nga Diaspora në administratën publike.
III. Diaspora dhe zhvillimi ekonomik
Qeveria angazhohet të ndihmojë dhe të krijojë të gjitha lehtësitë e mundshme, në rrugë ligjore, për përfshirjen e Diasporës në sistemin ekonomik dhe aktivitetin e biznesit të Republikës së Shqipërisë, përfshirë zbatimin e politikave stimuluese të nxitjes dhe tërheqjes së investimeve nga Diaspora.
Të dyja palët do të punojnë së bashku, për të përmirësuar bazën ligjore, për të krijuar dhe nxitur praktikat më të mira të bashkëpunimit ekonomik, përfshirë eksperiencat pozitive nga bota. Forcimi i rrjetëzimit të biznesit në Diasporë, do të krijojë kushte më të favorshme për një bashkëpunim të suksesshëm dhe më rezultativ.
IV. Mbështetja për diasporën
Qeveria do të vazhdojë t’i kushtojë një vëmendje të veçantë e të shtuar, mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë. Qeveria angazhohet të bashkëpunojë ngushtë dhe të ndihmojë komunitetet shqiptare për mësimin e gjuhës, si dhe ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare, përmes platformave bashkëpunuese për shkëmbimin e njohurive. Diaspora angazhohet të bëjë çdo përpjekje për të hapur, atje ku ka nevojë dhe ku është e mundur, klasa ose/dhe shkolla në gjuhën shqipe, duke shfrytëzuar mjetet e ndihmën publike në vendet ku jetojnë, partneritetin publik e privat, mjetet dhe burimet e komunitetit.
Diaspora angazhohet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë, burimet e mjetet, për të forcuar shpalosjen e vlerave tona kulturore, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshëm, periodikë dhe të bashkërenduar, në mënyrë të veçantë në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike, për të mbështetur dhe plotësuar përpjekjet e Qeverisë, në të mirë të mbrojtjes dhe ruajtjes së kulturës e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Qeveria angazhohet të koordinojë aktivitetet e diplomacisë kulturore me diasporën dhe përfaqësuesit e saj kulturorë, për të krijuar një rrjet bashkëpunimi kulturor, por edhe për të fuqizuar potencialet kulturorë, në një skenë të hapur dhe pa kufi.
Qeveria angazhohet të punojë, së bashku me Diasporën, për të krijuar një Kalendar të njësuar të aktiviteteve të Diasporës edhe si një mjet i forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëveprimit mes komponentëve të ndryshëm në Diasporë.
Qeveria do të vijojë të përmirësojë cilësinë e shërbimit publik që ofron jashtë vendit përmes përfaqësive diplomatike, në përputhje me praktikat më të mira evropiane. Një paketë e posaçme programesh ka krijuar tashmë një platformë dixhitale të plotë të shërbimeve konsullore duke transformuar qasjen në trajtimin e publikut.
Synimi është modernizimi e automatizimi i praktikës konsullore, rritja e sigurisë dhe trasparencës, shkurtimi drastik i kohës së pritjes dhe i shpenzimeve për shërbimet, dhënia e informacionit në kohë reale si dhe dhënia menjëherë e asistencës për personat në nevojë duke i sjellë kështu zyrat konsullore sa më afër qytetarit.
Qeveria do të vijojë të punojë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Diasporë dhe të nxisë, përmes instrumentave të bashkëveprimit ndërshtetëror, ushtrimin sa më të plotë të këtyre të drejtave, përfshirë njohjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore.
V. Mekanizmi ndërveprues
Faqja e internetit të Samitit (www.samitidiaspores.al) do të shndërrohet në një platformë ndërveprimi operacional dhe interaktiv me qëllim tematizimin e tij. Procesi do të administrohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryeministria dhe do të përfshijë gradualisht të gjitha institucionet për të mundësuar një bashkërendim horizontal dhe gjithëpërfshirës.
Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view. Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.
Në kuadrin e aktiviteteve për festat e Nentorit, në datën 25 Nëntor 2016, Konsullata Shqiptare në Milano, e përfaqësuar nga Konsullja Znj. Sadije Xheko dhe specialistja konsullore Znj. Leziana Beltoja, mori pjesë në hapjen e Klasës së Parë Shqipe në Milano. Kjo klasë, e hapur në ambjentet e Institutit Morosini-Manara, Milano, u bë e mundur falë insistimit dhe punës së palodhur të mësueses së kësaj klase Znj. Violeta Dervishi dhe mbeshtetjes së shoqatave të ndryshme Shqiptare në Italinë e veriut. Në këtë takim Konsullja Znj. Sadije Xheko përgëzoi Znj. Violeta për iniciativën e saj duke ofruar në të njëjtën kohë mbështetje dhe perkrahje për mundësimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë si një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e traditave shqiptare.
Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.Image may be NSFW. Clik here to view.