Quantcast
Channel: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano
Viewing all 158 articles
Browse latest View live

FESTOHET 104 VJETORI I PAVARËSISË

$
0
0

Në kuadrin e Festave të Nëntorit Shoqata “Scanderbeg” në Parma organizoi një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në përkujtim të këtyre ngjarjeve të shënuara në historinë e popullit tonë.

Me datë 26 Nëntor kjo Shoqatë organizoi një mbrëmje festive me pjesëmarrjen e shumë bashkëatdhetarëve që jetojnë në këtë zonë dhe rrethinat e saj si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe zv/ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, z. Mario Giro, Kryetari i Bashkisë së Parmës, z. Federico Pizzarotti, Senatori Giorgo Pagliari si dhe miq të tjerë italianë.
Aktiviteti u ndoq gjithashtu nga Konsullja e Përgjithshme në Milano, znj. Anila Pojani dhe konsullja znj. Sadije Xheko.
Zv/ministri Giro dhe Kryetari i Bashkisë së Parmës shprehën urimet e tyre për këtë ditë të shënuar në historinë e popullit tonë dhe vunë në dukje nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona si dhe vlerësuan kontributin e komunitetit shqiptar në jetën ekonomiko-kulturore dhe sociale të vendit.
Në fjalën e saj Konsullja e Përgjithshme, znj. Pojani përgëzoi organizatorët për aktivitetet e shumta që kjo Shoqatë ka zhvilluar, duke filluar nga data 12 Nëntor të cilat vazhdojnë deri më datën 02 dhjetor. Më tej znj. Pojani shprehu urimet e saj për Festat e Nëntorit për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo ditë e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Ndaj edhe me shumë të drejtë, të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve, e festojnë me krenari 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë si Ditëlindjen e kombit, këtë ditë të nderimit dhe mirënjohjes së pakufishme ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka mundën për kombin, për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që sot e gëzojmë, tha znj Pojani.
E gjithë mbrëmja u shoqërua me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, ku një vend të veçantë zunë interpretimet e grupit të valleve “Danza Scanderbeg” që ekzekutoi me mjeshtëri valle nga krahina të ndryshme shqiptare.
Mbrëmja kaloi në një atmosferë të gëzueshme festive.

 

Gjithashtu me datë 27 Nëntor, Shoqata “Sofra shqiptare” në Lecco zhvilloi një drekë festive për të përkujtuar dhe festuar me bashkëatdhetarët ditën e 104 vjetorit të ngritjes së Flamurit, me pjesëmarrjen e shumë familjeve shqiptare që jetojnë në këtë zonë dhe rrethinat e saj.

Aktiviteti kaloi ne nje atmosferë të gëzuar shoqëruar nga tingujt e këngëve dhe valleve të krahinave të ndryshme shqiptare.

Një vend të veçantë në këtë aktivitet zunë fëmijët e shkollës shqipe të kësaj zone, të cilët megjithëse kanë lindur dhe janë rritur jashtë atdheut, recituan vargje nga letërsia shqipe kushtuar kësaj ngjarje të veçantë në historinë e popullit tonë.

Në aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Leccos, z. Virginio Brivio, përfaqësues të shoqatave të tjera si dhe Konsullja e Përgjithshme në Milano, znj. Anila Pojani dhe konsullja, znj. Sadije Xheko.

 

 


Takime me autoritetet lokale ne Milano

$
0
0

Në vijim të takimeve prezantuese me autoritetet lokale në zonën e juridiksionit të Konsullatës në Milano, ne muajin Nëntor 2016 Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, u prit ne disa takime nga Kuestori i Provincës së Milanos Z. Antonio De Iesu dhe Prefekti i Milanos Z. Alessandro Marangoni.
Takimet u zhvilluan në frymë bashkepunimi miqësor dhe institucional. 
Ne keto takime u trajtua tema e integrimit të bashkatdhetarëve tanë në Itali, si edhe puna që është bërë dhe vazhdon të bëhët nga të dy vëndet dhe institucionet përkatëse të tyre në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër kriminalitetit.
Gjithashtu, u fol për problematikat e Konsullatës, në veçanti u fol për problematikën e të miturve shqipëtarë të braktisur dhe të strehuar në Qëndrat Sociale Italiane si dhe për sigurinë dhe ruajtjen e imunitetit të ambjenteve Konsullore.
Prefekti Marangoni dhe Kuestori Z. De Iesu ofruan mbështetjen e tyre personale si dhe të insitucioneve që përfaqësojnë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona me qëllim zgjidhjen sa më efikase të problematikave që ndeshin shtetasit shqipëtarë me banim në Milano dhe rrethinat e saj.
Z. Marangoni dhe Z. De Iesu duke i uruar shumë suksese në detyrën e re Konsulles së Përgithshme, Znj. Pojani, shprehen dhe konsideratën e tyre të veçantë për Shqiperinë dhe shqiptarët si dhe dëshirën për ta vizituar së shpejti vendin tonë.

Takim i Shoqatës Komuniteti Shqipëtar në Itali BS-PROV me Konsullen e Përgjithshme Znj. Anila Pojani dhe stafin që drejtohet nga ajo në Konsullatën e Përgjithshme Milano

$
0
0

Presidenti i Shoqates Komuniteti Shqiptar ne Itali Brescia-Provincia Z. Ahmet Bendo dhe anetare te kesaj shoqate zhvilluan nje takim te ngrohte dhe miqesor ne ambjentet e Konsullates se Pergjithshme te Shqiperise ne Milano. Mbas njohjes dhe prezantimit, ju urua Znj. Anila Pojani suksese ne detyren e re aq te veshtire, por njekohesisht shume te rendesishme, per te qene gjithmone ne sherbim te Shtetit dhe te komunitetti shqiptar ne Italine e Veriut. Me pas nga ana e shoqates u bene disa propozime bashkepunimi per te gjithe problemet qe i lindin sot qytetareve tane me banim ne Brescia dhe provinca, ku shoqata ushtron veprimtarine e saj. Nga ana e saj Konsullja ofroi mbeshtetjen e Konsullates per propozimet e bera.

 

 

 

 

TAKIM ME SHOQATEN RINIA NE RIVA DEL GARDA

$
0
0

Në datën 10 dhjetor 2016 Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, mori pjesë me ftesë të Presidentit të Shoqatës Rinia, Z. Erjo Korani, në Festën e organizuar ne Riva del Garda nga kjo Shoqatë me rastin e 5 vjetorit të themelimit të saj.
Në këtë event Konsullja e Përgjithshme, së pari, u prit në ambjentet e Shoqatës nga vet Presidenti i kësaj Shoqate, Z. Korani, ku u njoh me ambjentet dhe antarët e bordit të Shoqatës.
Në këtë takim shumë miqësor Z. Korani e njohu Konsullen me historikun e themelimit të Shoqatës Rinia si dhe me projektet dhe aktivitet e shumta të organizuara nga kjo Shoqatë, si në Shqipëri ashtu dhe në Itali, në sajë edhe të ndihmës së ofruar nga Provincia e Trento-s.
Më pas Konsullja e Përgjithshme, u shoqërua në ambjentet e Hotel Liberty në të cilin kjo Shoqatë kishte organizuar edhe një mbrëmje festive me pjesmarrjen e shumë bashkatdhetarëve. Në këtë mbrëmje ishin gjithashtu pjesmarrës edhe përfaqësues të Bashkisë së Riva del Garda të cilët janë një mbështetje shumë e madhe për komunitetin tonë në zonën e Trentino-s.
Gjatë hapjes së kësaj mbrëmje festive, Konsullja, Znj. Anila Pojani, mbajti një fjalim të shkurtër. Në fjalën e saj Konsullja e Përgjithshme falenderoi Z. Korani personalisht për ftesën si dhe përgëzoi të gjithë antarët e kësaj Shoqate për punën e tyre të palodhshme, për realizimin e shumë projekteve në ndihmë të qytetarve tanë. Gjithashtu, falenderoi edhe përfaqësuesit e Bashkisë së Riva del garda për mbështetjen e tyre të madhe për komunitetin tonë.
Gjithashtu, gjatë kësaj mbrëmje festive, e cila u shoqërua me këngë e valle tradicionale të krahinave të ndryshme shqipëtare, Konsullja e Përgjithshme u nderua nga ana e Shoqatës Rinia si dhe nga ana e Bashkisë së Riva del Garda (Trento – Itali) me titullin “Ambasciatore dei giovanni italo-albanesi del Trentino”
Konsulli i Përgjithshëm shoqërohej në këtë takim edhe nga specialistja konsullore Znj. Leziana Beltoja.

Njoftim

$
0
0

Njoftojme të gjithë qytetarët se Konsullata Shiptare në Milano do të qëndrojë e mbyllur në 26 DHJETOR 2016 si dhe në datat 2, 3 dhe 6 JANAR 2017. Gjithashtu në datat 29 dhe 30 DHJETOR 2016, për shkak të mbylljes së veprimeve vjetore nga ana e shoqërise SAFRAN ALEAT, nuk ështe e mundur as aplikimi dhe as tërheqja e pasaportave biometrike. Faleminderit për mirëkuptimin.

VIZITE NE KLINIKEN PEDIATRIKE "MARIA LETIZIA VERGA" MONZA

$
0
0

Me rastin e Festave të fundvitit Konsullja e Përgjithshme, Znj. Anila Pojani, e shoqëruar edhe nga specialistja konsullore Znj. Leziana Beltoja, vizitoi disa familje shqiptare, fëmijet e të cilave janë pacientë të Klinikës Pediatrike “Maria Letizia Verga” të spitalit San Gerardo në Monza.

Në këtë vizitë shumë miqësore, Konsullja u njoh nga afër me problemet që hasin përditë këta prindër, të cilët, për gjendjen jo të mirë shëndetësore të fëmijve të tyre janë detyruar të lënë punën, shtëpinë, disa edhe fëmijët e tjerë në Shqipëri. Pavarësisht ato pak ndihma që u ofron Shteti Italian, gjëndja e tyre ekonomike nuk është aspak e mirë duke pasur ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në gjëndjen e tyre shpirtërore tashmë të rënduar edhe nga situata dhe kurat e gjata e të vështira që nevojiten për kurimin e këtyre fëmijëve.
Konsullja e Përgjithshme, e cila ofroi mbështetjen e saj personale dhe të Konsullatës, u komunikoi këtyre prindërve se do të vër në dijeni për rastin e tyre të gjitha shoqatat Shqiptare që operojnë në zonën e Italisë së veriut që të mobilizohen, secila sipas mundësive, për ti ardhur sadopak në ndihmë këtyre familjeve.
Gjithashtu, Znj. Pojani u njoh nga afër edhe me pacientët e vegjël, të cilëve me rastin e festave u shpërndau disa dhurata simbolike. Vizita u mbyll me një urim të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë për festa sa më të bukura dhe per një Vit te Ri sa më të mirë.

Njoftim

$
0
0

 

Kujtojmë   gjithë qytetarët kanë aplikuar deri në datën 23.12.2016 të vijnë të tërheqin pasaportat.

Tërheqja e pasaportave bëhet nga e hëna në të premte vetëm në orarin 12.00-15.00. ​Duhet të keni me vehte një dokument identiteti të vlefshëm dhe ricevutën e aplikimit.

Qytetarët  kanë aplikuar për letërnjoftimduhetteparaqitenfizikisht për  bërë tërheqjen e dokumentit.

 

PËR TËRHEQJEN E PASAPORTËS SË FEMIJËVENËN 16 VJEC, MUNDTË PREZANTOHETNJËRIPREJPRINDËRVE ME  ÇERTIFIKATËN E LINDJES SË FEMIJËS, ÇERTIFIKATËNFAMILJARE, DHE ME PASAPORTAT E TË DY PRINDËRVE

NJOFTOJMË TË GJITHË QYTETARËTTË CILËT KANË APLIKUAR PËR PASAPORTË  BIOMETRIKEDHELETËRNJOFTIM NË VITIN 2013, TË PREZANTOHEN PËR TËRHEQJEN E TYRE BRENDA DATËS 30 PRILL 2015.

 

-----------

 

 

NJOFTIM

NJOFTOHEN TE GJITHE QYTETARET SHQIPTARE SE DUKE FILLUAR NGA MUAJI JANAR 2016 KONSULLATA E RSH NE MILANO KA FILLUAR LESHIMIN E ÇERTIFIKATAVE TE GJENDJES CIVILE PER PERDORIM JASHTE SHTETIT.
INFORMACIONIN E DETAJUAR PER KETE QELLIM E GJENI NE RUBRIKEN ÇERTIFIKATA
__________________________________________
 

 

NGA DATA 15 JANAR 2016, PER APLIKIME PER PASAPORTE DUHET MARRE ME PARE TAKIM NEPERMJET EMAILIT TE KONSULLATES:
VEPRIMET E TJERA KONSULLORE DO TE VIJOJNE SI RREGULLISHT NGA ORA 9 DERI NE OREN 14 NGA E HENA NE TE PREMTE.
 

 APLIKIMET E PASAPORTES BIOMETRIKE DHE KARTES SE IDENTITETIT BEHEN NGA ORA 9 DERI NE OREN 12.

TËRHEQJA E PASAPORTAVE BËHET NGA E HËNA NË TË PREMTE VETËM NË ORARIN 12.00-15.00.

_________________________________________________________________
 

 DUKE FILLUAR NGA DATA 1 KORRIK 2014  KONSULLATA DO TE NDODHET NEVIA G.B. PIRELLI 30, AFER STACIONIT QENDROR (MILANO CENTRALE)

VLERA E DOKUMENTAVE BIOMETRIKE DO TE JETE SI ME POSHTE:
LETERNJOFTIMI: 12 EURO
PASAPORTA BIOMETRIKE: 130 EURO

TE GJITHE QYTETARET SHQIPTARE TE PAJISUR ME PASAPORTE BIOMETRIKETE CILET FUTEN NE ITALI DUKE KALUAR NGA NJE SHTET TJETER I BASHKIMIT EUROPIAN , DUHET TE DEKLAROJNE PRANINE E TYRE NE TERRITOR BRENDA 8 DITEVE, DUKE U PARAQITUR NE ZYREN E POLICISE ME TE AFERT

NE RASTET NE TE CILAT , NUK ESHTE BERE DEKLARATA E PREZENCESDHE NUK ESHTE E MUNDUR TE VERIFIKOHET DATA E HYRJES NE ITALIQYTETARI RREZIKON LARGIMIN NGA TERRITORI DHE MARRJEN E EKSPULSIONIT.

Shërbimi Konsullor Online

$
0
0

Shërbimet Konsullore Online



Kjo platformë ofron procedurat e automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore



TË NDERUAR QYTETARË, Pasi te klikoni ne link-un me poshte, duke klikuar mbi sejcilin nga shërbimet konsullore të listuara, Ju keni mundësi të informoheni mbi procedurat e çdo shërbimi konsullor, dokumentet e nevojshme, si dhe përcaktimin e afateve kohore dhe kostot përkatëse.



Gjithashtu, në fund të çdo përshkrimi të shërbimeve konsullore do të gjeni butonin “KLIKO KËTU”, e cila Ju mundëson aplikimin direkt online për shërbimin e kërkuar.



http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online


Shërbimi Konsullor Online

$
0
0
Albanian

Image: 

Type of block: 

Image+Title+Link

Position: 

3

KONSULLATA SHQIPTARE NЁ MILANO QЁNDRON E MBYLLUR NЁ DATAT 14 DHE 22 MARS 2017

$
0
0

Njoftohen qytetarët se Konsullata në Milano do të qendrojë mbyllur të martën dt. 14 mars dhe të merkurën dt. 22 mars, ditë feste zyrtare në Shqipëri.

Ju faleminderit

Prej datës 1 MAJ 2017, shërbimet pranë Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Milano do të ofrohen vetëm ONLINE

$
0
0

Prej datë1 MAJ 2017, shërbimet pranë Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Milano do të ofrohen vetëm ONLINE

 

TË NDERUAR QYTETARË,

Shërbimet konsullore tani mund  t’i merrni online nëpërmjet Platformës së Shërbimeve Konsullore Online si më poshtë:

1.   Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online

 

2.   Në faqen e Ambasadave dhe Konsullatave

 

Klikoni tek Shërbimi Konsullor Online

 

3.   Në Portalin ndërqeveritar E-Albania

https://e-albania.al/sherbimet-rezultatet.aspx?search=mpj

 

Platforma  e Shërbimeve Konsullore Online

ofron aplikime online për 36 shërbime konsullore

 

 

23 NGA KËTO SHËRBIME DO TË KRYHEN TËRËSISHT ONLINE

SHËRBIMET DO TI DËRGOHEN QYTETARIT ME POSTË TË PARAPAGUAR NGA ANA E TIJ

 

13 SHËRBIMET Që QYTETARI DO TË PARAQITET VETËM NJË HERË PËR TË FIRMOSUR

(NË AMBASADAT DHE KONSULLATAT E RSH-së)

Aplikim për Asistencë të Përgjithshme

Aplikim për Shtetësi shqiptare me dhënie

Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të humbur

Aplikim për Shtetësi shqiptare me njohje

Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të ndaluar/ burgosur

Aplikim për Rifitim shtetësie shqiptare

Aplikim për Leje Transport Trupi

Aplikim për Lënie Shtetësie shqiptare

Aplikim për Regjistrim fëmije

Aplikim për Lidhje Martese me shqiptar

Aplikim për Çertifikatë Lindje

Aplikim për Lidhje Martese me të huaj

Aplikim për Regjistrim Martese

Aplikim për Prokurë të Posaçme

Aplikim për Çertifikatë Martese

Aplikim për Deklaratë Noteriale

Aplikim për Regjistrim Vdekje

Aplikim për Autentifikim Nënshkrimi

Aplikim për Çertifikatë Vdekje

Aplikim për Procesverbal

Aplikim për Çertifikatë Familjare

Aplikim për Kartë ID dhe Pasaportë

Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)

Aplikim për Vërtetim konsullor Identiteti

Aplikim për Ekstrakt dokumenti (Dublikatë)

Aplikim për Vizë

Aplikim për Njehsimin e kopjes me origjinalin

 

Aplikim për Vërtetim konsullor mbi të dhënat personale

 

Aplikim për Vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta

 

Aplikim për Vërtetim çertifikatë lindje

 

Aplikim për Vërtetim çertifikatë Martese

 

Aplikim për Vërtetim çertifikatë familjare

 

Aplikim për Vërtetim konsullor i ndryshëm

 

Aplikim për Përkthim

 

Aplikim për Legalizimin e dokumenteve

 

Aplikim për Leje Kalimi

 

 

PREJ DATËS 1 MAJ 2017 KËTO SHËRBIME DO TË OFROHEN VETËM ONLINE

 

 

KONSULLATA E PËRGJITHSHME E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE NË MILANO

Na ndiqni

$
0
0
Albanian

Type of block: 

Icons with links

Position: 

0

FESTA KOMBЁTARE E ITALISЁ

$
0
0

NJOFTOJMЁ QYTETARЁT QЁ ME RASTIN E FESTЁS KOMBЁTARE TЁ ITALISЁ, KONSULLATA SHQIPTARE NЁ MILANO DO TЁ QЁNDROJЁ MBYLLUR TЁ MARTЁN

DT. 25 PRILL 2017

JU FALEMINDERIT 

FESTOHET 104 VJETORI I PAVARËSISË

$
0
0

Në kuadrin e Festave të Nëntorit Shoqata “Scanderbeg” në Parma organizoi një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në përkujtim të këtyre ngjarjeve të shënuara në historinë e popullit tonë.

Me datë 26 Nëntor kjo Shoqatë organizoi një mbrëmje festive me pjesëmarrjen e shumë bashkëatdhetarëve që jetojnë në këtë zonë dhe rrethinat e saj si dhe përfaqësues të shoqatave të tjera.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe zv/ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, z. Mario Giro, Kryetari i Bashkisë së Parmës, z. Federico Pizzarotti, Senatori Giorgo Pagliari si dhe miq të tjerë italianë.
Aktiviteti u ndoq gjithashtu nga Konsullja e Përgjithshme në Milano, znj. Anila Pojani dhe konsullja znj. Sadije Xheko.
Zv/ministri Giro dhe Kryetari i Bashkisë së Parmës shprehën urimet e tyre për këtë ditë të shënuar në historinë e popullit tonë dhe vunë në dukje nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona si dhe vlerësuan kontributin e komunitetit shqiptar në jetën ekonomiko-kulturore dhe sociale të vendit.
Në fjalën e saj Konsullja e Përgjithshme, znj. Pojani përgëzoi organizatorët për aktivitetet e shumta që kjo Shoqatë ka zhvilluar, duke filluar nga data 12 Nëntor të cilat vazhdojnë deri më datën 02 dhjetor. Më tej znj. Pojani shprehu urimet e saj për Festat e Nëntorit për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo ditë e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Ndaj edhe me shumë të drejtë, të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve, e festojnë me krenari 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë si Ditëlindjen e kombit, këtë ditë të nderimit dhe mirënjohjes së pakufishme ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka mundën për kombin, për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që sot e gëzojmë, tha znj Pojani.
E gjithë mbrëmja u shoqërua me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, ku një vend të veçantë zunë interpretimet e grupit të valleve “Danza Scanderbeg” që ekzekutoi me mjeshtëri valle nga krahina të ndryshme shqiptare.
Mbrëmja kaloi në një atmosferë të gëzueshme festive.

 

Gjithashtu me datë 27 Nëntor, Shoqata “Sofra shqiptare” në Lecco zhvilloi një drekë festive për të përkujtuar dhe festuar me bashkëatdhetarët ditën e 104 vjetorit të ngritjes së Flamurit, me pjesëmarrjen e shumë familjeve shqiptare që jetojnë në këtë zonë dhe rrethinat e saj.

Aktiviteti kaloi ne nje atmosferë të gëzuar shoqëruar nga tingujt e këngëve dhe valleve të krahinave të ndryshme shqiptare.

Një vend të veçantë në këtë aktivitet zunë fëmijët e shkollës shqipe të kësaj zone, të cilët megjithëse kanë lindur dhe janë rritur jashtë atdheut, recituan vargje nga letërsia shqipe kushtuar kësaj ngjarje të veçantë në historinë e popullit tonë.

Në aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Leccos, z. Virginio Brivio, përfaqësues të shoqatave të tjera si dhe Konsullja e Përgjithshme në Milano, znj. Anila Pojani dhe konsullja, znj. Sadije Xheko.

 

 

NJOFTIM

$
0
0

NJOFTOJME QYTETARET SE KONSULLATA E PERGJITHSHME E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE MILANO QENDRON E MBYLLUR TE HENEN DT. 26 QERSHOR 2017 ME RASTIN E FESTES SE BAJRAMIT. UROJME GJITHE BESIMTARET MUSLIMAN GEZUAR FESTEN


NJOFTIM

$
0
0

Njoftojmë qytetarët që në datën 30 QERSHOR 2017 sistemi i aplikimit dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike pranë Konsullatës së Përgjithshme në Milano nuk do të funksionojë për shkak të inventarit elektronik. Janë te lutur qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë ose tërheqin pasaporta, të mos paraqiten në këtë datë.

Takime me autoritetet lokale ne Milano

$
0
0

Në vijim të takimeve prezantuese me autoritetet lokale në zonën e juridiksionit të Konsullatës në Milano, ne muajin Nëntor 2016 Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, u prit ne disa takime nga Kuestori i Provincës së Milanos Z. Antonio De Iesu dhe Prefekti i Milanos Z. Alessandro Marangoni.
Takimet u zhvilluan në frymë bashkepunimi miqësor dhe institucional. 
Ne keto takime u trajtua tema e integrimit të bashkatdhetarëve tanë në Itali, si edhe puna që është bërë dhe vazhdon të bëhët nga të dy vëndet dhe institucionet përkatëse të tyre në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër kriminalitetit.
Gjithashtu, u fol për problematikat e Konsullatës, në veçanti u fol për problematikën e të miturve shqipëtarë të braktisur dhe të strehuar në Qëndrat Sociale Italiane si dhe për sigurinë dhe ruajtjen e imunitetit të ambjenteve Konsullore.
Prefekti Marangoni dhe Kuestori Z. De Iesu ofruan mbështetjen e tyre personale si dhe të insitucioneve që përfaqësojnë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona me qëllim zgjidhjen sa më efikase të problematikave që ndeshin shtetasit shqipëtarë me banim në Milano dhe rrethinat e saj.
Z. Marangoni dhe Z. De Iesu duke i uruar shumë suksese në detyrën e re Konsulles së Përgithshme, Znj. Pojani, shprehen dhe konsideratën e tyre të veçantë për Shqiperinë dhe shqiptarët si dhe dëshirën për ta vizituar së shpejti vendin tonë.

NJOFTIM

$
0
0
NJOFTIM
 
Njoftojmë qytetarët që Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, nga data 9 Tetor
2017 është transferuar ne adresen: “Via San Martino 10 – 20122 Milano”.
 
Si të mbërrini në Konsullatë
 
Me mjete të transportit publik:
 
M3 Linja metrò e verdhë: Ndalesa - Crocetta. Pastaj me këmbë për rreth 800m.
 
Tram 15: merret në Via Dogana (Piazza Duomo), zbritet tek ndalesa e 3-të në Corso Italia / Via Lusardi.
 
Tram 9: merret në Stazione Centrale në Milano, zbritet tek ndalesa Porta Lodovica. Pastaj rreth 200 metra
me këmbë.
 
Me makinë:
 
Konsullata ndodhet vetëm për pak metra brenda perimetrit të Zonës C të Milanos, që është me pagesë.
Gjithsesi shumë afër, rruga paralele me vendndodhjen e zyrave Konsullore, Viale Beatrice d’Este, që është
jashtë Zonës C, mund të gjendet parking dhe të mbërrini në këmbë vetëm në pak minuta.

NJOFTOJMË QYTETARËT QË KONSULLATA E PËRGJITHSHME NË MILANO, DO TË QËNDROJË MBYLLUR DITËN E ENJTE, DT. 19 TETOR 2017, ME RASTIN E DITËS SË LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS

$
0
0

NJOFTOJMË QYTETARËT QË KONSULLATA E PËRGJITHSHME NË MILANO, DO TË QËNDROJË MBYLLUR DITËN E ENJTE, DT. 19 TETOR 2017, ME RASTIN E DITËS SË LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS

FALEMINDERIT

Konsulli

$
0
0
Albanian

Image: 

Type of block: 

Image+Title+Link

Position: 

6
Viewing all 158 articles
Browse latest View live