Clik here to view.

Me rastin e Festave të fundvitit Konsullja e Përgjithshme, Znj. Anila Pojani, e shoqëruar edhe nga specialistja konsullore Znj. Leziana Beltoja, vizitoi disa familje shqiptare, fëmijet e të cilave janë pacientë të Klinikës Pediatrike “Maria Letizia Verga” të spitalit San Gerardo në Monza.
Në këtë vizitë shumë miqësore, Konsullja u njoh nga afër me problemet që hasin përditë këta prindër, të cilët, për gjendjen jo të mirë shëndetësore të fëmijve të tyre janë detyruar të lënë punën, shtëpinë, disa edhe fëmijët e tjerë në Shqipëri. Pavarësisht ato pak ndihma që u ofron Shteti Italian, gjëndja e tyre ekonomike nuk është aspak e mirë duke pasur ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në gjëndjen e tyre shpirtërore tashmë të rënduar edhe nga situata dhe kurat e gjata e të vështira që nevojiten për kurimin e këtyre fëmijëve.
Konsullja e Përgjithshme, e cila ofroi mbështetjen e saj personale dhe të Konsullatës, u komunikoi këtyre prindërve se do të vër në dijeni për rastin e tyre të gjitha shoqatat Shqiptare që operojnë në zonën e Italisë së veriut që të mobilizohen, secila sipas mundësive, për ti ardhur sadopak në ndihmë këtyre familjeve.
Gjithashtu, Znj. Pojani u njoh nga afër edhe me pacientët e vegjël, të cilëve me rastin e festave u shpërndau disa dhurata simbolike. Vizita u mbyll me një urim të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë për festa sa më të bukura dhe per një Vit te Ri sa më të mirë.
Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.