Quantcast
Channel: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano
Viewing all articles
Browse latest Browse all 158

Takime me autoritetet lokale ne Milano

$
0
0

Në vijim të takimeve prezantuese me autoritetet lokale në zonën e juridiksionit të Konsullatës në Milano, ne muajin Nëntor 2016 Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, u prit ne disa takime nga Kuestori i Provincës së Milanos Z. Antonio De Iesu dhe Prefekti i Milanos Z. Alessandro Marangoni.
Takimet u zhvilluan në frymë bashkepunimi miqësor dhe institucional. 
Ne keto takime u trajtua tema e integrimit të bashkatdhetarëve tanë në Itali, si edhe puna që është bërë dhe vazhdon të bëhët nga të dy vëndet dhe institucionet përkatëse të tyre në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër kriminalitetit.
Gjithashtu, u fol për problematikat e Konsullatës, në veçanti u fol për problematikën e të miturve shqipëtarë të braktisur dhe të strehuar në Qëndrat Sociale Italiane si dhe për sigurinë dhe ruajtjen e imunitetit të ambjenteve Konsullore.
Prefekti Marangoni dhe Kuestori Z. De Iesu ofruan mbështetjen e tyre personale si dhe të insitucioneve që përfaqësojnë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona me qëllim zgjidhjen sa më efikase të problematikave që ndeshin shtetasit shqipëtarë me banim në Milano dhe rrethinat e saj.
Z. Marangoni dhe Z. De Iesu duke i uruar shumë suksese në detyrën e re Konsulles së Përgithshme, Znj. Pojani, shprehen dhe konsideratën e tyre të veçantë për Shqiperinë dhe shqiptarët si dhe dëshirën për ta vizituar së shpejti vendin tonë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 158


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>