
Në kuadrin e aktiviteteve për festat e Nentorit, në datën 25 Nëntor 2016, Konsullata Shqiptare në Milano, e përfaqësuar nga Konsullja Znj. Sadije Xheko dhe specialistja konsullore Znj. Leziana Beltoja, mori pjesë në hapjen e Klasës së Parë Shqipe në Milano. Kjo klasë, e hapur në ambjentet e Institutit Morosini-Manara, Milano, u bë e mundur falë insistimit dhe punës së palodhur të mësueses së kësaj klase Znj. Violeta Dervishi dhe mbeshtetjes së shoqatave të ndryshme Shqiptare në Italinë e veriut. Në këtë takim Konsullja Znj. Sadije Xheko përgëzoi Znj. Violeta për iniciativën e saj duke ofruar në të njëjtën kohë mbështetje dhe perkrahje për mundësimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë si një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e traditave shqiptare.