Quantcast
Channel: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano
Viewing all articles
Browse latest Browse all 158

PREZANTIMI I "CASA PEDIATRICA" NE SPITALIN FATEBENEFRATELLI - SACCO MILANO

$
0
0

Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, mori pjesë në një takim me ftesë të Drejtorit të Dipartimentit të Neonatologjisë pranë Spitalit Fatebenefrattelli – Sacco në Milano, Prof. Dr. Luca Bernardo dhe Drejtorit të përgjithshëm të ketij spitali Z. Alessandro Visconti.
Në këtë takim u prezantua reparti i ri i ketij spitali “Casa Pediatrica” . Ky repart, i rinovuar së fundmi, është pajisur me shërbimet e teknologjisë më të avancuar dhe me të gjitha komoditetet për pacientët pediatrikë dhe familjarët e tyre, për ti bërë pacientët e vegjël të ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe jo si në spital.
Gjithashtu, në këtë takim ku ishin pjesmarrës Përfaqësues të ndryshëm Diplomatikë të akredituar në Italinë e veriut, u fol për mundësinë e bashkëpunimit midis këtyre të fundit dhe kësaj strukture spitalore, përfaqësuesuesit e të cilës do të bëjnë të mundur lehtësimin e procedurave për qytetarët tane prezent në territorin italian për motive studimi, pune ose turizmi.
Më pas u bë e mundur dhe vizita në ambjentet e “Casa Pediatrica” ku u pa nga afër puna e madhe e këtyre mjekëve dhe u fol më konkretisht për mundësitë e ofruara nga ky spital.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 158


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>