Ministria e Punëve të Jashtme, në zbatim te Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Për Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm tëRSH-së”, njofton shpalljen e vendit vakant për pozicionin:
Operatorë të emetimit të dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë në Zyrën e Aplikimit të atashuar pranë Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Milano.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
1. Të jetë shtetas shqiptar me leje qëndrimi të rregullt në Itali;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
7. Të zotërojë një diplomë NIVELI minimal Bachelor;
8. Të ketë përvojë pune të paktën 1 vit;
9. Njohuri shumë të mira të programeve bazë të kompjuterit
Të interesuarit duhet të paraqesin brenda datës 30.06.2016 dokumentet që vijojnë:
1. Jetëshkrimi;
2. Fotokopje e librezës së punës;
3. Fotokopje e letërnjoftimit (ID);
4. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore;
5. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
6. Certifikatë penaliteti;
7. Diploma dhe çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët që plotësojnë kushtet për tu përzgjedhur do të vlerësohen në lidhje me:
Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë.
Jo të gjithë kandidatët që do të aplikojnë do të ftohen të marrin pjesë në intervistë. Në intervistë do të ftohen të marrin pjesë ata kandidatë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë njoftim.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në adresën: Blv. Gjergj Fishta, Nr.6 Tiranë, Kodi Postar 1001 brenda datës 30 Qershor 2016.