Quantcast
Channel: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano
Viewing all articles
Browse latest Browse all 158

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO, Xhaçka: Përfshirja e Kosovës, domosdoshmëri për një bashkëpunim rajonal më efikas

$
0
0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka prezantuar para Komisionit për Integrimin Evropian, projekt-buxhetin për vitin 2022 të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. 
Ministrja Xhaçka theksoi se një nga shtyllat kryesore rreth së cilës është hartuar projektbuxheti për vitin 2022, është pikërisht procesi i integrimit të Shqipërisë në BE. 
Ministrja nënvizoi se MEPJ ka udhëhequr procesin politik dhe teknik drejt nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE dhe ka realizuar plotësisht të gjithë pritshmëritë e objektivat.
“Buxheti i vitit 2022 do të na lejojë të adresojmë sfida të rëndësishme, që do të avancojnë procesin e integrimit evropian dhe do të forcojnë rolin e Shqipërisë në rajon dhe në botë, duke sjellë përftime të prekshme në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe të shërbimeve ndaj tyre. Arritja e një vendimi pozitiv për nisjen faktike të negociatave nëpërmjet mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, si hapi final i konkretizimit të vendimit të Këshillit të marsit 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë mbetet prioriteti ynë afatshkurtër për periudhën 2021/2022. Për arritjen e këtij objektivi afatshkurtër, gjatë vitit 2021, ka vijuar aksioni politik e diplomatik dhe koordinimi teknik i procesit të integrimit, sipas përgjegjësisë shtetërore të MEPJ”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 158

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>